Një sulm fizik ka shpërthyer sot para pak çastesh në një vend votim në Sedllarcë të komunës së Bogovinës.
Sulmi fizik ka ndodhur në vend votimin me numër 2052 në Sedllarcë, ku është sulmuar anëtari i këshillit zgjedhor në këtë vendvotim.
Sipas deshmitarevë për TetovaSot bëjnë të ditur se sulmuesi është simpatizant i Aleancës për Shqiptarët.
Procesi zgjedhor ka vazhdu pas një ndërprerje të vogël.
Në sulmin fizik ka intervenuar edhe policia.