Edhe kjo loke kërçovare doli për të votuar në Kërçovë (FOTO)

Edhe kjo loke e moshuar shqiptare në Kërçovë doli për të votuar duke shfrytëzuar të drejtën e saj të votës. Ajo tha se kishte dal për të shfrytëzuar votën e saj demokratike dhe se synimi i saj ka qenë që mos ti shkoj vota huq.

Por ajo është bërë edhe simbol në rrjetet sociale, të cilat kanë shkruar për vullnetin dhe sakrficën që ashtu në moshë të thyer ka shkuar drejt qendrës së votimit. Nuk dihet se kjo nënë jeton vetëm apo ka familjarët në kurbet, ashtu siç janë banorët e shumtë të kësaj komune dhe këtyre vendbanimeve kërçovare.

Për këtë ka pasur edhe një postim:

Një nënë e shtyer në moshë, del e përkrah votën shqiptare

Kur dëshira, vullneti, dinjiteti nuk njeh dhimbje…,
Kur sakrifica e mposht moshën e shtyer dhe nuk dorëzohet…,dhe është gati sa herë që e kërkon nevoja….
Kështu janë nënat shqiptare!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu