Deri në ora 17 është rritur fluksi i votuesve në Tetovë duke shkuar rreth 39% që i bie 32527 persona kanë ushtruar të drejtën e tyre të votimit.
Sekretari i KKZ në Tetovë, Nazmi Dauti tha se procesi është zhvilluar pa probleme të mëdha dhe se në orët e fundit pritet dalja më e madhe e votuesve.
Në komunën e Bogovinës, megjithatë, në zgjedhjet lokale kanë votuar 34,27 për qind, në komunën e Bërvenicës jehona është 38,79, në komunën e Zhelinës 32 për qind, në komunën e Jegunovcës 39 për qind dhe në komunën e Tearcës 36,88 për qind./TetovaSot