Mësoni se si caktohet fituesi që në raundin e pare dhe në cilat raste kemi raund të dytë të votimit

Zyrtarisht është mbyllur procesi i votimit në Maqedoni dhe ka filluar numërimi nëpër vendvotime. Kjo garë zgjedhore është përfolur shumë edhe për balotazhe me raund të dytë dhe koalicione të mundshme për atë rast, shkruan InfoShqip.

Por kur kemi raund të dytë të votimit dhe në cilat raste gara do mbyllet që sote?

InfoShqip sqaron para lexuesve se në rastin kur njëri kandidat përpos që renditet i pari në listë, arin të grubullojë 50% plus 1 votë nga numri total i pjesëmarësve në atë Komunë, ai kandidat do jetë fitues që në raundin e parë.

Në të kundërt, edhe nëse kandidati ka arritur të grumbullojë numër më të madh votash se kundërshtarët e tij por votat e tij në krahasim me numrin total të votave janë në raportin nën 50%, atëherë në atë Komunë zgjedhjet do zhvillohen me balotazh në raund të dytë dy javë më vonë, ku në garë do jenë dy kandidatët me numrin më të madh të votave./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu