Lëvizja BESA do të mbështesë Aleancën për Shqiptarët në Dibër

Kandidati i Lëvizjes BESA në Komunën e Dibrës, Xhemail Xhupi ka thënë se në rrethin e dytë do ta votojnë kandidatin e Aleancës për Shqiptarët.

“Ne pajtohemi me caktimin e Zotit dhe me verdiktin e popullit. Por, e theksojmë se vota jonë nuk do të shkojë për BDI-në. Janë shpërndarë gjesende për të blerë votën e qytetarëve. Dhe deri diku ia kanë arritur qëllimit. Por, ne do ta vazhdojmë betejën tonë deri në fund”, ka thënë Çupi.

Ai ka deklaruar se rezultati i arritur nuk ishte sipas pritshmërive, megjithatë ishte një rezultat i kënaqshëm, sepse BESA më parë kishte 960 votues, ndërsa tash ka marrë 1272 vota. /SHENJA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu