Lëvizja BESA pritet që të bashkëpunojë me Aleancën për Shqiptarët në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, ka deklaruar për Televizionin SHENJA se ata me Aleancën për Shqiptarët e kanë lënë të hapur mundësinë që të bashkëpunojnë dhe të mbështesin kandidatët e njëri-tjetrit në rrethin e dytë të zgjedhjeve.
“Kjo nuk është marrëveshje përfundimtare por një bazë e mirë për të bashkëpunuar. Edhe gjatë debateve televizive ne i kemi premtuar njëri-tjetrit se do ta mbështesim njëri-tjetrin përballë kandidatit të BDI-së”. ka thënë Ibrahimi. /SHENJA