Elmi Aziri nga “Aleanca për shqiptarët”, në një deklaratë për TV SHENJA, tha se organet e partisë në ditët në vijim do të mblidhen dhe mbi bazën e rezultateve do të marrin vendim se në çfarë koalicioni do të shkojnë në raundin e dytë.
Ai nuk e përjashtoj mundësin e bashkëpunimit me Lëvizjen BESA, me të cilën tha se kanë pasur bisedime për koalicionim që në raundin e parë.
“Pa diskutim se me BESËN kemi zhvilluar bisedime edhe para se me u fut në zgjedhje, edhe ky opsion është i hapur, por organe te partisë do të marrin ndonjë vendim meritor. Konsideroj se në disa komuna ne do të jemi në garë në raundin e dytë me BDI-në. Komunat që kanë mbetur të hapura nuk jemi në garë me BESËN por me BDI-në, rrjedhimisht më shumë na nevojitet trupi votues i BESËS për ti fituar komunat në të cilat jemi në raundin e dytë”, tha Elmi Aziri, nga “Aleanca për shqiptarët” në TV SHENJA.