Kandidat i RDK-së Shpat Iseini sipas informatave jozyrtare ka aritur të marë diçka mbi 900 vota në zgjedhjet lokale. Dhe këtë dështim kryetari i RDK-së Vesel Memedi e spjegon në këtë mënyrë:
Të nderuar qytetar të Gostivarit,
Në emër të RDK dhe Koalicionit Aleances për Shqiptarët ju falenderojmë përzemërsisht për përkrahjen dhe për mirëkuptimin tuaj ndaj opcionit për ardhmërinë evropiane të komunës së Gostivarit. Brenda mundësive tona bëmë përpjekje maksimale që ta demaskojmë politikën mashtruese të të gjitha forcave të instaluara në Gostivar që duan me të gjitha mjetet ta ngulfatin të vërtetën për Gostivarin. Besojmë se e kuptuat lojën e LRPDSh, Lëvizjes Besa dhe të Rufi Osmanit pse e luftuan dhe e coptuan RDK, dhe pse më luftuan mua, Vesel Memedin, në emër kinse të bashkimit të opozitës. Krejt ajo luftë e pa kompromis kundër meje kishte këtë qëllim, që me këto zgjedhje u demaskua. Pushteti i kaluar nguli këmbë që me veglat e veta, LRPDSh, Besën, dhe me argatët e vjetër ta marin pushtetin me çdo kusht në duart e veta, pikërisht në Gostivar, që mos lejojnë që e vërteta të del në shesh. Besojmë që e keni kuptua drejtë sakrificën tonë për të mos lejua që këta forca të bëhen bashkë që në emër të shqiptarëve ti tradhtojnë shqiptarët këtu në Gostivar. Urojmë që pas dy javësh ta vulosni lojën e mashtruesve me votën tuaj .
Me respekt,
Vesel Memedi