Opozitarja VMRO-DPMNE ka përjetuar debakël në zgjedhjet lokale të shtatat me radhë. Partia ka humbur edhe ato komuna të cilat njihen si bastione tradicionale. Fitues absolut i zgjedhjeve është partia qeverisëse, Lidhja Sociale Demokrate e Maqedonisë (LSDM) e cila në rrethin e parë zgjedhor fitoi në 40 komuna, njofton Portalb.mk.
VMRO-DPMNE ka fituar komunën e Sopishtes, Petrovecit, Ilindenit, Zërnovsit, Çeshinovës- Oblleshevo dhe Probishtip. Partia e Gruevskit udhëheqë edhe në Shtip për 1% më shumë, në Kavadar dhe Novaci.
Për Qytetin e Shkupit, kandidati i LSDM-së Petre Shilegov udhëheq me 50,7 për qind në krahasim me kandidatin e VMRO-DPMNE-së Koce Trajanovski me 35,99 për qind.
Ka humbur nga komunat e Shkupit, ku LSDM-ja në Gjorçe Petrov udhëheq me 53,71 dhe në Karposh me 58,08 për qind, ndërsa në Aerodrom me 51,84 para VMRO-DPMNE-së e cila ka fituar 44,17, në Butel me 49,12, në Gazi Babë 47,82 para VMRO-DPMNE-së me 44,38 për qind, në Kisella Vodë me 49,36 para VMRO-DPMNE-së me 45,56. Në Qendër nga 89,74 për qind të votave të përpunuara udhëheq kandidati i LSDM-së me 63,58 përkundër kandidatit të VMRO-DPMNE-së me 28,63 për qind.
Ndryshe, rrethi i dytë zgjedhor do të mbahet më 29 tetor.