Arifi: Në rrethin e dytë do të kalojmë edhe më mirë

Kandidatja për kryetar komune në Tetovë nga BDI, Teuta Arifi për Portalb.mk vlerësoi se në rrethin e dytë zgjedhor do të kalojë edhe më mirë dhe se marrja e mandatit të kryetarit do të thotë nisje e menjëhershme e realizimit të projekteve.

“Dita e djeshme ka qenë e qetë me çka edhe zgjedhjet kanë qenë fer dhe demokratike. Jam e kënaqur nga rezultati dhe shpreh faleminderim për të gjithë ata që më votuan. Jam e bindur se në balotazh do të kalojmë edhe më mirë se dje. Marrja e mandatit do të thotë nisje e realizimit të projekteve të premtuara qytetarëve të Tetovës. Kryesorja është se do të nisim menjëherë me realizimin e projekteve”, tha Arifi.

Përndryshe, pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale 2017, u pa se në Tetovë në balotazh do të jenë kandidatja e BDI-së, Teuta Arifi e cila mori 13.265 vota apo 33.18% kurse i dyti me radhë, me të cilin do të jetë në balotazh në zgjedhjet e 29 tetorit është kandidati i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami për të cilin votuan 8.767 qytetarë apo 21.93% e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu