Prokuroria Themelore Publike Shkup e zgjeroi hetimin dhe arrestoi edhe pesë persona për sulmin ndaj deputetit Zijadin Sela, që ndodhi gjatë dhunës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të këtij viti.
Pesë personat, siç theksojnë nga Prokuroria, me kërkesë të prokurorit publik kompetent janë të privuar nga liria gjatë kryerjes së bastisjes në shtëpitë e tyre.
Gjatë ditës, Prokuroria do të ndërmarrë veprime për vërtetimin e fakteve edhe ndaj personave të tjerë.
Paraprakisht, Prokuroria Themelore Publike më 10 maj ngriti hetim për dy persona, babain dhe djalin, për të cilët është konfirmuar se kenë marrë pjesë në sulmin ndaj Selës më 27 prill. Të dyve iu caktua masa paraburgim./InfoShqip.com