Një ditë pas marrëveshjes për mbajtjen e zgjedhjeve më 11 dhjetor, kreu i LR-PDSH-së ka thënë se zgjedhjet do të jenë një rast i mirë që shqiptarët ti largojnë nga skena politike liderin e BDI-së Ali Ahmetin dhe atë të PDSH-së Menduh Thacin. Sela tha se para zgjedhjeve Gruevski duhet të jep përgjegjësi për shkeljet e shumta para prokurorisë speciale kurse Zaevi të sqaroj opinionin pse mashtroi për pastrimin e listës zgjedhore nga votuesit fiktiv.