Liderët, përfaqësuesit dhe aktivistët partiak të Besës dhe Aleancës për Shqiptarët vetëm se kanë shpallur koalicionin për 11 komunat e mbetura në raundin e dytë, shkruan InfoShqip.
BDI që para zgjedhjeve lokale shpalli koalicionim të hapur me partinë maqedonase LSDM, dhe me rezultatet e 15 tetorit BDI do përballet në rrethin e dytë zgjedhor në 11 komuna.
Gjashtë Komuna me Besën dhe pesë me Aleancën, por ngjarjet e fundit tregojnë se Besa dhe Aleanca do përkrahin njëra tjetrën në rrethin e dytë, e nëse njësojmë votat e Besës me Aleancën, të dala nga kutitë e 15 tetorit në komunat ku do garohet përsëri më 29 tetor, do kemi këto rezultate si më poshtë, fitore të Besës në 6 komuma dhe 5 komuma për Aleancën./InfoShqip.com