LSDM ka një lajm të mirë për koalicionin Besa-Aleanca

LSDM do të qëndrojë neutrale në raundin e dytë zgjedhor në Strugë, ku do të garojnë kandidatët për kryetarë komunash nga radhët e Aleancës, Zijadin Sela dhe kandidati i BDI-së, ramiz Merko, kanë thënë burime të larta në LSDM, për fokus.mk.

Për dallim prej shumë komunave me shumicë shqiptare, ku LSDM nuk nxoi kandidatë por përkrahu kandidatët e BDI-së që në rrethin e parë, LSDM në Strugë doli me kandidatin e vetë, Vasil Ashtalkovski, i cili fitoi 7.140 vota, transmeton Gazeta Lajm.

Dallimi në raundin e parë është në favor të Selës, i cili mori 9.289 vota, kurse Ramiz Merko i BDI-së, 7.916 vota.

Lajmi se LSDM do të qëndrojë neutrale në këtë komunë është një lajm i mirë për koalicionin e sapopromovuar mes Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa, sepse me këtë fitorja e Zijadin Selës është e sigurt në raundin e dytë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu