STUDIM/ Po të bashkoheshin votat shqiptare, do të rrisnin përfaqësimin në komunat joshumicë në Maqedoni (FOTO)

Pasi që tani kemi rezultatet zyrtare të zgjedhjeve lokale në Maqedoni, portali Realiteti bëri një studim të rezultateve të partive shqiptare në komunat jo-shumicë, për të konstatuar se bashkëpunimi i të gjitha partive në komunat ku shqiptarët janë pakicë si dhe bashkëpunim opozitar shqiptar në disa komuna do të ndikonte që pesha politike e votuesit shqiptar të ishte më e madhe.
Një frymë e tillë bashkëpunimi, padyshim se do të “elektrizonte” elektoratin shqiptar që të dalë më shumë në votime, kështu duke mundësuar një dalje më të madhe të shqiptarëve në zgjedhe si dhe një minusim të votave shqiptare për partinë maqedonase LSDM, njofton Realiteti.
Kjo padyshim se do të ishte në të mirë të votuesve shqiptar, pasi që me një “bagazh” më të madh politik të votave shqiptare të koncentruara në një vend si dhe të këshilltarëve komunal, kjo do të ishte edhe “armë” tejet pozitive në negociata me partitë maqedonase nëpër komunat joshumicë.
Fillojmë nga komunat ku partitë BDI-ALEANCA-BESA bënë koalicion paraprak:

KOMUNA MANASTIR
Shihet se bashkëpunimi BDI-ALEANCA, ka mundësuar që në këtë komunë të kemi një këshilltar komunal. Me një angazhim dhe mobilizim të të gjithë partive politike, do të mund të fitohet edhe këshilltari i dytë.

KOMUNA OHËR
Gjithashtu edhe në këtë komunë shihet se bashkëpunimi ka pasur dobi, pasi që kemi dy këshilltarë komunal. Padyshim se këto lloj bashkëpunimesh do të ishin progresive për shqiptarët e Ohrit.

KOMUNA GAZI BABË
Shembull “i mirë” që dalja në kokë në veti të partive nëpër këto komuna është Gazi Baba. Sic shihet në grafikon është kjo parti minore e quajtur PPD ajo që me 533 votat e saja ka pamundësuar që shqiptarët të kenë edhe një këshilltar komunal, kështu që duke ngelur me një, pesha e tij si këshilltar është më e vogël.

KOMUNA ÇASHKË
Koalicioni ALEANCA-BESA në njërën anë dhe BDI në anën tjetër shihet se ka rritur peshën e votuesit shqiptar, duke marrë nga dy këshilltarë komunal, kështu që roli i tyre në vendimarrje do të jetë padyshim se i madh.

KOMUNA VELES
Komuna e Velet duket se është njëra nga komunat ku është e pamundëshme fitimi i një këshilltari komunal, duke mos ditur edhe realisht daljen e shqiptarëve në këtë komunë si dhe votat për LSDM’në. Me BDI’në që ka 439 si dhe ALEANCA me 75, i duhen edhe poaq votues për të fituar një këshilltar.

KOMUNA ZELENIKOVË
Rezultate tejet interesante shihen të jenë në Zelenikovë, komunë në të cilën BDI ka dërguar një këshilltar komunal me 193 vota, ndërsa, LËVIZJA BESA me 186 vota nuk ka arritur të ketë këshilltarin e tij komunal. Me 154 vota të PDSH’së si dhe 90 vota të ALEANCËS PËR SHQIPTARËT, kjo komunë do të kishte edhe dy këshilltarë shqiptar.

KOMUNA SOPISHTË
Gjithashtu interesante është edhe komuna e Sopishtës, ku shihet se me 211 votat e BDI’së si dhe 158 vota të LËVIZJES BESA, shqiptarët do të përfaqesoheshin me plus një këshilltar, por, ndoshta edhe me dy e që do të ishin padyshim se tejet të rëndësishme në aspektin e ‘numrave’ të formimit të shumicës në këtë komunë.

KOMUNA RESNJË
Gjithashtu edhe në komunën e Resnjës, vërejmë që mosunifikimi i faktorit shqiptar ka shkaktuar që këto të fundit të marrin një këshilltar më shumë.

KOMUNA PETROVEC
Poashtu e njëjtë situata është edhe në komunën Petrovec, ku me një listë të pavarur dhe dy parti, kemi humbje të një këshilltari komunal, eventualisht dy. Vlen të ceket se LËVIZJA BESA dhe PDSH nuk kanë kandiduar në këtë komunë.

KOMUNA KRUSHEVË
Komuna Krushevë sërish na jep pamjen që konstaton të njëjtën gjë. Dalja e partive në vete ka ndikuar që kjo komunë të humbet një deri në dy këshilltar.

KOMUNA BUTEL
Në këtë komunë shihet se partitë vecmas kanë fituar nga një këshilltar komunal, por, me një dalje të përbashkët padyshim se një këshilltar më tepër do të kishin, eventualisht dy.

KOMUNA SHUTO ORIZARË
Edhe në këtë komunë mosbashkëpunimi i opozitarëve ka ndikuar që këto të humbin deri në 3 këshilltarë komunal.

KOMUNA DIBËR
Komunë poashtu me përqindje interesante në këshillin komunal, ku përsëri mosbashkimi opozitar ka kushtuar humbje në 2 deri në 3 këshilltarë komunal.

KOMUNA KUMANOVË
Nga 7 sa kishte më parë, tani Kumanova përfaqësohet me 6 këshilltarë shqiptar. Kjo rënie është shkak i dajles së të gjithë partive në mejdan si dhe një pjesë e konsiderushme duke votuar LSDM’në. Me një unifikim opozitar në këtë komunë do të mund të arrihej deri në maksimum 10 këshilltarë shqiptar, që padyshim do të ishte fitore historike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu