Rexhepi: E treta e vërteta, u bashkuat për interesa kombëtare apo për të shpëtuar mandate? (FOTO)

Njëri nga personat më të përfolur për t’u kandituar për kryetar komune në Çair nga radhët e Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi përmes një postimi në pofilin e tij në rrjetin social Facebook, motivet e marrëveshjes e Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa për mandatin e dytë të zgjedhjeve lokale e ka vënë në pikëpyetje, njofton InfoShqip.

Në qëndrimin e tij Rexhepi ka theksuar se kjo është në tentativën e tretë kanë arritur të mirren vesh, dhe ka parashtruar një pyetje, se a është bërë kjo për qëllime kombëtare apo për qëllime të tyre personale për të ruajtur mandatet e tyre.

Rexhepi mes tjerash shkruan:

“Çka ju bëri sot që të bëni këtë veprim të mirë e jo më parë, a jeni sot më patriot se atëherë dhe a e bëtë për interes kombëtar që u pajtuat, apo interesi i rrezikimit të mandateve ju vetëdisoi?

Ja statusin e plotë të Kastriot Rexhepit.

“E TRETA E VËRTETA

Më në fund një lajm i mirë shumë i pritur për anëtarët dhe mbështetësit e Lëvizjes Besa dhe të Aleancës për Shqiptarët.

E para: Edhe pse shumë u kërkua nuk u aritë që të meren vesh për bashkëpunim para zgjedhjeve parlamentare dhjetor 2016 dhe shumë mandate u humbën për të dy subjektët
E dyta: Edhe pse shumë u kërkua nuk u mbri marrëveshje para zgjedhjeve lokale Tetor 2017 rreth i parë dhe u humbën shumë këshilltarë dhe kryetar komune rrezikohen
E treta: Sot përmes një foto të përbashkët të kryetarëve të partive sëbashku me njerëzit e dytë po të gjithë pjesë e proceseve të bisedimeve të dështuata të më parshme na dhanë një shpresë të mirë një dëshmi që evoluan në qëndrimet e tyre për të mirë.
Parashtrohet pyetja pse përpara po ju nga foto takoheshit por smereshit dotë vesh?
Çka ju bëri sot që të bëni këtë veprim të mirë e jo më parë, a jeni sot më patriot se atëherë dhe a e bëtë për interes kombëtar që u pajtuat, apo interesi i rrezikimit të mandateve ju vetëdisoi?

Më në fund gëzuat votuesin dhe shqiptarinë.
Më mirë ndonjëherë se asnjëherë. Vazhdoni kështu bashkohuni e mos u armiqsoni dhe ofendoni si në të kaluarën.”- shkruan Katriot Rexhepi/InfoShqip.com

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu