Manuel Nojer është zyrtarizuar si kapiteni i ri i Kombëtares Gjermane, pas lamtumirës së kapitenit legjendar Bastian Shvainshtaiger. Kanë qenë vetë lojtarët gjermanë të cilët kanë votuar Nojerin si njeriun i cili duhet të mbajë në krahë shiritin e kapitenit.
Në garë për tu bërë kapiten i panterave ishin dhe dy qendërmbrojtësit e Bayern Munchen, Jeromi Boateng dhe Mats Humels, por në fund fitoi numri 1 i portës gjermane dhe asaj bavareze Manuel Nojer.
Nojer do të pasojë Bastian Shvaishtaigerin, i cili në ndeshjen me Finlandën i dha fund karrierës së tij tek kombëtarja Gjermane.