Rufi Osmani: Bashkëpunimi BESA – Aleanca do të sjellë reforma dhe ndryshime të mëdha (VIDEO)

Ish kryetari i Komunës së Gostivarit, Rufi Osmani, e ka quajtur koalicion natyral, koalicionin mes Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët. Nga ana tjetër ai tha se BDI nuk ka kredibilitet që të kritikojë këtë koalicion pasi gjatë gjithë cikleve zgjedhore vetë ka bërë koalicione të fshehta, herë me VMRO-në e herë me LSDM-në. Osmani tha se marrëveshja për koalicion mes dy subjekteve shqiptare paraqet shpresën e vetme për shqiptarët në Maqedoni.

“Në 2013 e kanë pas në zyrat e BDI-së në Gostiva Sasho Mijallkovin njeriu që e kishte shtetin të kapur dhe që detyroi 5000 votues të VMRO-së të votojnë 24 karatëshin. Pastaj bëri koalicion parazgjedhor me LSDM-në. Andaj kjo parti ka më së paku kredibilitet të flet për koalicione, ndërsa ky koalicioni me Besën dhe Aleancën është koalicion natyror. Nuk kam asnjë dilemë se ky koalicion do prodhon reforma. Ky koalicion mirëpritet dhe është shpresë për shqiptarët”, tha Rufi Osmani në emisionin “Fol tash” në TV KOHA.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu