uvendi i Republikës së Maqedonisë sot pasdite e filloi debatin rreth propozimit për zgjedhje të anëtarit të Qeverisë pasi që ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov dha dorëheqje.
Grupi i deputetëve të LSDM-së kërkoi që kjo pikë të hiqet nga rendi i ditës sepse sipas tyre nuk ka kurfarë logjike që sot të votohet për ministër të ri të Punëve të brendshme, ndërkaq nesër në pajtim me marrëveshjen e djeshme të takimit të liderëve, të zgjidhet ministër i ri i Punëve të Brendshme nga radhët e opozitës.
Pas kërkesës së grupit të deputetëve të BDI-së mbledhja është ndërprerë dhe do të vazhdojë për gjysmë ore. Koordinuesi i grupit të deputetëve të BDI-së, Talat Xhaferi, duke e arsyetuar kërkesën për pauzë, tha se propozimi i tillë është në kundërshtim me vendimin e sjellur në takimin e djeshëm të liderëve se në 100 ditët nga zgjedhjet duhet të zgjedhet qeveri e re teknike.
Ministri i deritanishëm i Punëve të Brendshme dha dorëheqje në funksion, ndërsa Oliver Andonov është propozimi i Qeverisë për ministër të ri të Punëve të Brendshme.
Pasi që deputetët do ta zgjedhin Andonovin, ai do të jetë ministër, ndërsa më pas do të jetë edhe zëvendësministër plotësues i Punëve të Brendshme në Qeverinë për zbatimin e zgjedhjeve e cila do të duhej të votohet nesër në Kuvend.
Sipas zëdhënësit të Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev, pritet që kryeminsitri Dimitriev ta propozojë Mitko Çavkovin drejtor të ri të Byrosë për Siguri Publike në MPB.