Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i refuzoi të gjitha ankesat e dorëzuara për rrethin e parë të zgjedhjeve lokale të u mbajtën më 15 tetor. Zëdhënësja e KSHZ-së, Ljupka Guguçevska deklaroi për Agjencinë Informative të Maqedonisë se seanca për shqyrtimin e ankesave ka përfunduar sot në mëngjes dhe se janë refuzuar të gjitha ankesat.
Vetëm VMRO-DPMNE në KSHZ kishte dorëzuar 43 ankesa prej të cilave 3 i tërhoqi në fillim të seancës dhe një tjetër gjatë seancës. Ankesë kishin dorëzuar edhe Aleanca për Shqiptarët, TMRO dhe e Majta.
Ankesë kundër vendimit të KSHZ-së partitë mund të dorëzojnë deri te Gjykata Administrative në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit. Gjykata Administrative pastaj është e obliguar që në afat prej 48 orëve të marrë vendim në lidhje me ankesat e parashtruara./InfoShqip.com