Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela gjatë një takimi me degën e Lëvizjes BESA në Strugë, tha se bashkëpunimi mes dy subjekteve është i mirë dhe i natyrshëm.
Sela tha se koalicioni Aleancë me BESË është një fillim i cili paralajmëron koalicionin e ardhshëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, koalicion që do ta linte BDI-në me më pak se shtatë deputetë.
Sela tha se BDI nuk mund ta quaj veten të sukseshme sidomos në aspektin lokal, kur ajo e shkatërroi procesin e decentralizimit.
“Koalicioni “Aleancë me BESË” është një fillim i cili pastaj paralajmëron edhe koalicionin e ardhshëm në zgjedhjet parlamentare të cilat do të vijnë.
Dhe bashkërisht do të hyjmë në zgjedhje dhe bashkërisht ne do t’ia arrijmë që BDI-në ta lejmë me më pak se 7 deputetë dhe në zgjedhjet tjera pastaj do të duhet që të pastrohet skena politike nga ky fenomen i cili është shtrirë si oktapod në shoqërinë shqiptare”, deklaroi Sela. /albeu