Një vit vaksina polivalente në Maqedoni

Një vit nga vendosja e vaksinave polivalente në Maqedoni, efektet janë të shkëlqyera, përfshirja në gjashtë muajt e parë të vitit është 48,55 për qind, që do të thotë që për tërë vitin ai do të jetë 97 për qind, deklaroi ministri i Shëndetësisë gjatë vizitës së sotme në Poliknikën “Bukuresht” në Shkup.

Vaksinat polivalente në Republikën e Maqedonisë për herë të parë u vendosën më 1 shtator 2015.

“Vaksinat mirë janë pranuar nga popullata dhe përqindja e imunizimit është e shkëlqyer, që e vendos Maqedoninë në vendet me shkallë të lartë të imunizimit të popullatës. Deri tani janë dhënë 54 mijë vaksina pesëvalente dhe 54 mijë gjashtëvalente.

Drejtoresha e ISHP Shtëpia e Shëndetit Shkup Tatjana Baevska Vuçkoviq tha se lidhur me vaksinimin e fëmijëve, Shtëpia e SHëndetit Shkup përfshin një të tretën e
Maqedonisë dhe në nibel vjetor vaksinohen diku rreth 55 mijë fëmijë, prej të cilëve 7.448 si të sapolindur deri njëvjeçar.

Ajo theksoi se me vendosjen e vaksinave polivalente, beneficion më të madh do të kenë fëmijët, pasi injektimet dhe reagimet e padëshiruara janë zvogëluar dhe lihet hapësirë për zgjerimin e kalendarit për vaksinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu