Gjykata Administrative pranon ankesën e VMRO-DPMNE-së për parregullësi zgjedhore

Gjykata Administrative e pranoi një nga paditë e koalicionit të kryesuar nga VMRO-DPMNE për anulimin e votimit në zgjedhjet për anëtarë të Këshillit të Qytetit të Shkupit në vendvotimin 2461 në komunën e Sarajit.

Pas marrjes së vendimit nga Gjykata Administrative, KSHZ duhet të prononcohet nëse rivotimi në këtë vendvotim do të ketë ndikim në rezultatin e zgjedhjeve dhe nëse në bazë të kësaj do të ketë rivotim në këtë vendvotim në Saraj.

Pas ankesave të refuzuara nga KSHZ-ja, koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE dorëzoi 24 padi  në  Gjykatën Administrative dhe nga një dorëzuan edhe TMRO, e Majta dhe Aleanca për Shqiptarët. Më 29 tetor do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale për zgjedhjen e kryetarëve në 35 komuna./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu