Visar Ganiu me Kontratë dhe projekte konkrete, Zekirija Ibrahimi me çokollata (FOTO)

Të nderuar, në shtojcë keni fotot dhe tekstin më poshtë

Me çokollata, kandidati i Lëvizjes Besa është në kulmin e fushatës së vet për në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Në këtë formë aktivistët e Besës janë duke u munduar të bindin banorët e zonës për të votuar kandidatin e tyre të dielën më 29 tetor.

Çokollatat e paketuara me imazhin e kandidatit Ibrahimi dhe sloganin zgjedhjeve përbëjnë jo vetëm një tentativë joserioze për të mbushur boshllëkun e krijuar nga mungesa e ofertës konkrete dhe programit për votuesit, por njëherazi edhe një shkelje flagrante prej tij dhe ekipit duke shpërndarë materiale propagandistike edhe për fëmijët.

Pas akuzave dhe vokabularit të përdorur deri nga Lëvizja Besa, taktika e bërjes së fushatës është risia që po përdoret prej tyre për të grumbulluar vota.

Ndërkohë që gara për Çairin nga ana e rivalit të BDI-së, Visar Ganiu, vijon në rrugën e njëjtë, jo nga stomaku, por nga zemrat dhe mendjet e banorëve, me shpërndarjen e Kontratës prej 11 shtyllash dhe përplot me projekte për zhvillimin e komunës dhe avancimin e jetës dhe të drejtave dhe të lirive qytetare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu