Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, sot në zyrat e partisë së tij në Tetovë ka mbajtur konferencë për shtyp. Ai kërkoi nga organet e rendit të hetojnë tendencat korruptive të kandidates së BDI-së për kryetare në Komunën e Tetovës, Teuta Arifi.
Kasami shtoi se Teuta Arifi vazhdon të shpenzojë buxhetin e komunës për njerëz që i kryejnë shërbime personale.
“Gjatë kësaj periudhe katërvjeçare të qeverisjes së saj të dështuar, u evidentuan harxhime marramendëse për shpenzimet e saj dhe stafit si dhe për punësime të personave me kontratë mbi vepër, kryesisht militantë partiak dhe grupe interesi që këto shërbime ia “shpaguajnë” kryetares në ikje duke shpifur ultë për cdokënd që i zbulon dhe i shpërfaq këto fakte korruptive”, tha mes tjerash Kasami.
Ai theksoi se sipas informatave të publikuara nga organizata që monitorojnë komunën, 113.6 milionë denarë janë shpenzuar për kontrata mbi vepër (1 milion e 830 mijë euro), ndërsa shtoi se, Teuta Arifi e pushtuar nga paniku i humbjes tashmë i vijnë informata se ajo nënshkruan dhjetëra kontrata të tilla të shërbimeve mbi vepër për periudhën pesë mujore.
Kasami u zotua se këto të dhëna do të bëhen publike në ditën e parë të tijsi kryetar dhe të gjithë keqpërdoruesit do të vihen para drejtësisë.