Kush është Arben Agolli dhe përse është favorit për kryetar komune në Dibër

Arben Agolli është lindur dhe rritur në Dibër. Në qytetin e tij amë ka kryer edhe shkollën fillore dhe të mesme.

Studimet në degën e mjekësisë i ka kryer në Prishtinë ndërsa specijalizimin nga lëmia e pediatrisë në Shkup.

Aktualisht ai është drejtor i IPSH “Pedijatria-D” në Dibër me 5 të punësuar dhe mjek amë i rreth 4000 fëmijëve në qytet.

Ai gjithashtu ka qenë edhe këshilltar i kuvendit të parë pluralist të Dibrës nga rradhët e PPD si dhe gjithë kohën aktiv në të gjitha evenimentet e qytetit.

Në Dibër doktor Arbenin të gjithë e njohin si familjar shembullor, shumë human ku gjatë gjithë kohës ka ndihmuar çdo njeri që i është drejtuar, si shkak edhe i profesionist të doktorit që ka.

Ai llogaritet si favorit në rundin e dytë në krahasim me kryetarin e deritanishëm Ruzhdi Lata, sidomos kur dihet se qytetarët nuk janë ndarë shumë të kënaqur me punën e kryetarit të deritanishëm në mandatin e kaluar.

Arben Agolli pritet të përfitojë edhe nga koalicioni i bërë mes Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët. Sipas marrëveshjes, kandidati i Aleancës për Shqiptarët në komunën e Dibrës, Arben Agolli pritet të ketë mbështetjen  e plotë të Lëvizjes Besa në rrethin e dytë të garës për kryetar komune./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu