A do të propozojë LSDM-ja ministra të rinj?

Siç është njoftuar edhe më herët, sonte do të mblidhet komiteti qendror i LSDM-së për të caktuar emrat e ministrave dhe zv. ministrave të qeverisë kalimtare, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë, burime për 24Vesti thonë se kjo parti nuk do të emërojë emra të rinj, por do t’i propozojë emrat e mëhershëm të ministrave, të cilët do të duhet të zgjedhen nesër në ministritë e punëve të brendshme dhe atë të punës dhe politikës sociale.

Kështu, Oliver Spasov do të mbetet ministër i punëve të brendshme, pastaj Frosina Remenski, ministre e punës dhe politikës sociale; Kire Naumov, zv. ministër për financa; Ljupço Nikollovsk në bujqësi dhe Aleksandar Kiracovski në shoqërinë informatike./infoshqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu