Kryetari i ri i qytetit të Shkupit Petre Shilegov bashkë me kandidatin e Bashkimit Demokratik për Integrim për kryetar të Çairit Visar Ganiu, sot i kanë vizituar derë më derë shtëpitë e shumë çairasve.
Me këtë rast Shilegov banorëve të Çairit u ka sygjeruar të votojnë për Visar Ganiun si kandidat me të cilin pritet të realizojnë shumë projekte të rëndësishme për të gjithë banorët e komunës.
“Vota për Visarin është votë për të gjithë çairasit sepse ne bashkë do të realizojmë shumë projekte të rëndësishme për Çairin në çdo vendbanim të tij“ – tha Shilegov para çairasve.
Takimet e përbashkëta të kandidatit të BDI-së për kryetar komune të Çairit Visar Ganiu dhe kryetarit të ri të Shkupit Petre Shilegov do të vazhdojnë edhe më tej./InfoShqip.com