Në kuadër të takimit joformal të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të OBSE-së që u mbajt në Potsdam, u diskutua për mbikëqyrjen e thellë të procesit zgjedhor nga ana e ODIHR-it, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftojnë nga MPJ-ja, në këtë takim mori pjesë edhe ministri i jashtëm Nikolla Poposki, i cili ka realizuar disa takime me homologun e tij gjerman Steinmeiner dhe me drejtorin e ODIHR, Michael George Link, ku është konstatuar se ”zgjedhjet e dakorduara për në dhjetor, janë zhvillim pozitiv”.
Gjithashtu, në këto takime është biseduar edhe për sigurimin e një mbikëqyrje të thellë të procesit zgjedhor nga ana e ODIHR-it./infoshqip.com