KSHZ fillon shpërnadrjen e materialit zgjedhor

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve filloi me shpërndarjen dhe pranim-dorëzimin e materialit të besueshëm zgjedhor deri te komisionet komunale zgjedhore për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen të dielën.

Në pajtim me afatin zgjedhor, KSHZ-ja, materialin zgjedhor e dorëzon deri te komisionet komunale zgjedhore më së voni në afat prej 72 orëve para ditës së zgjedhjeve, ndërsa KKZ-ja është e obliguar një ditë para ditës së përcaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve ta dorëzojë materialin zgjedhor në këshillat zgjedhorë.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet në 35 komuna./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu