Ramadani: Muhamed Zekiri-in e përkrahi në vendimin e tij sepse ky vendim për te bart guxim të dyfishtë

Pasi që njoftoi dorëheqjen e tij nga profesioni i gazetarisë, gazetari i mirënjohur shqiptar në Maqedoni, Muhamed Zeqiri ka kaluar në radhët e partisë më të madhe opozitare në bllokun politik maqedonas, LSDM-së. Të shumtë qen reagimet nëpër rrjetet sociale mbi këtë kalim të bujshëm, ku ndër tjerash me një status në profilin e tij në Facebook ka reaguar edhe analisti Ramadan Ramadani, statusi i plotë:

“Muhamed Zekiri-in e përkrahi në vendimin e tij sepse ky vendim për te bart guxim të dyfishtë: një për të lënë karrierën disavjeçare të thuktë gazetare dhe e dyta për tu bashkangjitur një opcioni politik ende të “huaj” për të dhe popullin e tij. Gjithsesi kjo është guxim edhe për LSDM-në pasi është depërtim i ri politik dhe njashtu i guximshëm. Uroj që edhe vendi im e edhe populli im të kenë dobi prej këtij aksioni dhe momenti politik. Në vete e ndiej se çdo gjë që e bën BDI-në dhe sidomos krahun hidhja-futja që kështu si sonte të mos ndihet mirë dhe të shashtriset është mirë për shqiptarët. (Ramadan Ramadani)”. /InfoShqip.com


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu