Kryetari i ri i Prilepit Ilija Jovanovski sot pas marrjes së vendimit nga OIC-ja për zgjedhjen e kryetarit dhe dorëzimin e funksionit nga kryetari i mëparshëm Marjan Risteski mbajti takim me shoqatat qytetare dhe zanatçinjtë, si edhe qytetarë që e përbëjnë Kuvendin qytetarë, transmeton gazeta Lajm.
Funksioni i Kuvendit qytetar do të jetë të propozojë e të rekomandoj ide, ndërsa komuna do të duhet t’i shqyrtojë idetë dhe vendimet për probleme të caktuara të qytetit.
“Kuvendi qytetarë do të funksionojë si organ me përfaqësues në të gjitha fushat dhe të paktën një herë në muaj do të mbahet mbledhje. Propozimet dhe idetë do të shqyrtohen seriozisht dhe do të kenë prioritet për realizimin e tyre.
Persona profesionist do të vlerësojnë se si mund të realizohen dhe me çfarë konstruksioni financiar. Mirëpo, prej tani mund të them se në qytet prioritet do të kenë furnizimi me ujë dhe infrastruktura”, tha Jovanovski.
Për nesër është angazhuar seanca konstituive e Këshillit të komunës së Prilepit ku do të jenë të verifikuar 27 mandate të anëtarëve të Këshillit.
LSDM-ja dhe koalicioni morri 15 mandate këshilltarësh, ndërsa VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni kanë 12 mandate këshilltarësh. Në seancë do të zgjedhet edhe kryetari i ri i Këshillit./InfoShqip.com