Paga minimale, reagojnë punëtorët

Paga minimale prej 12 mijë denarësh nga disa u mirëprit, ndërsa tek disa tjerë shkaktoi revoltë dhe zhgënjim. Një pjesë e pastruesve dhe mjeshtërve shtëpiak që punojnë në sektorin publik u barazuan me kolegët e tyre me arsimim më të lartë dhe tani këto të fundit kërkojnë korrigjimin edhe të pagave të tyre, thonë nga Sindikata e punonjësve në organet e gjyqësorit.

Me obligime më të thjeshta të punës, me nivel më të ulët të arsimit kanë paga të njëjta, madje në disa raste edhe më të mëdha. Ky është problem real. Kemi shumë reagime nga punonjësit e sektorit publik. Kishim edhe takim me ministrin e financave dhe e biseduam këtë problem dhe kërkuam që me rritjen e pagës minimale të rriten edhe pagat tjera në sektorin publik”, deklaroi Trpe Deanovski, sekretar i përgjithshëm i SPOGJ.

Paga e të punësuarve në sektorin publik llogaritet në bazë të Ligjit për nëpunës të administratës. Në të ka vlerësim të pikëve, lartësinë e të cilëve qeveria e përcakton çdo vit, por jo edhe koeficientin e peshës, thotë Deanovski. Sipas tij, zgjidhje më e mirë është të gjitha të drejtat e punëtorëve, mes tjerash edhe paga, të rregullohen me marrëveshjen kolektive, e jo me ligj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu