Maqedonia voton, sot zgjidhen kryetarët e 35 komunave

Sot në Maqedoni votohet për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale 2017. Sipas Udhëzimit të KSHZ-së, procedura dhe mënyra e votimit është e njëjtë si edhe deri tani, por e ndryshme është ajo se në këto 35 komuna do të votohet vetëm në një fletvotim. Dje votuan të sëmurit, personat e pafuqishëm, të burgosurit dhe ata në paraburgim,.

Votuesi vetëm një herë mund të paraqitet në vendvotimin për realizim të së drejtës së tij votuese. Pas ardhjes në vendvotim, qytetarit fillimisht i verifikohet gishti i madh i dorës së djathtë me UV llampë që të shikohet nëse ka gjurmë nga UV lëngu pa ngjyrë, dhe më pas votuesi nënshkruhet në certifikatën e Listës zgjedhore. Fletëvotimi griset nga blloku sipas radhitjes numerike, i vendoset vulë dhe pastaj i jepet votuesit.

Para se të drejtohet drejt paravanit për votim votuesi spërkatet me sprej pa ngjyrë. Votimi realizohet në mënyrë sekrete, pas paravanit.

Zgjedhësi votimin për zgjedhje të kryetarit të komunës e realizon në mënyrë të tillë që e rrethon numrin rendor para emrit dhe mbiemrit të kandidatit për të cilin është përcaktuar.

Fletëvotimin e palosur votuesi e vendos në kutinë e shënuar adekuate për votim.

Votimi për person tjetër është i ndaluar, përveç në rastet e parapara në nenin 112 nga Kodi Zgjedhor, gjegjësisht votuesi i cili ka mangësi fizike ose është analfabet dhe për atë qëllim nuk mund të votojë në mënyrë të konfirmuar me këtë Kod, me vete ka të drejtë të sjellë person i cili do t’i ndihmojë gjatë votimit. Nëse votuesi nuk sjellë me vete ndonjë person i cili do t’i ndihmojë gjatë votimit, atëherë këshilli zgjedhor do të caktojë një person tjetër nga radha e votuesve.

Personi i cili do t’i ndihmojë personit tjetër gjatë votimit nuk guxon të jetë nga radha e anëtarëve të këshillit zgjedhor, përfaqësuesve të bartësve të listave ose nga vëzhguesit. Personi nuk guxon të ndikojë mbi vendimin e votuesit, ndërsa gjatë votimit mund t’i ndihmojë më së shumti dy votuesve të cilët kanë me mangësi fizike ose janë analfabet. Kjo mënyrë e votimit shënohet në procesverbalin numër 16.

Për shkak të sigurimit të fshehtësisë së votimit, në ditën e zgjedhjeve në vendvotimet, përfaqësuesit e autorizuar të bartësve të listave, vëzhguesit e autorizuar, anëtarët e organeve zgjedhore dhe votuesit nuk guxojnë të përdorin aparate mobile, fotoaparate dhe vegla të tjera për incizim të materialit zgjedhor dhe të zgjedhësve kur votojnë.

Këto janë zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu