Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar komune, do të votohet në gjashtë komuna të Shkupit: Butel, Gazi Babë, Kisella Vodë, Saraj, Çair dhe Shuto Orizarë, ndërsa në katër komuna të tjera dhe Qytetin e Shkupit, kryetari i komunës është zgjedhur që në raundin e parë.
Të drejtën e votës në raundin e dytë e kanë 260 194 qytetarë, të regjistruar në listën zgjedhore në 387 vendvotimeve.
Në komunën e Butelit votohet në 45 vendvotime dhe të drejtën e votës e kanë 33 275 votues. Në komunën e Gazi Babës duhet të votojnë 61 831 qytetarë të shpërndarë në 93 vendvotime. Në 82 vendvotime në komunën e Kisella Vodës të drejtë vote kanë 53 090 votues. Ndërsa në komunën e Sarajit votohet në 46 vendvotime dhe të drejtë vote kanë 30 942 votues.
Në komunën e Çairit, të drejtën e votës e kanë 57 767 votues që mund të votojnë në plot në 86 vendvotime. Sipas Listës zgjedhore, në komunën e Shuto Orizarës ka 23 298 votues, të cilët duhet të shkojnë në 36 vendvotime të shpërndara në të gjithë komunën.