Vëzhguesit e organizatës joqeveritare ‘Civil’ informojnë për dy raste të fotografimit të fletëvotimeve deri në ora 10. Rasti i parë është në Sh.F. “26 Korriku” në komunën Shuto Orizare.
Personi është kapur në vepër dhe është dërguar në polici.
Rasti i dytë për fotografim të fletëvotimit vjen nga komuna e Kisella Vodës. Në vendvotimin 2660, në Cërniçe, një person ka fotografuar fletëvotimin, ku kanë reaguar vëzhguesit dhe pas intervenimit të shpejtë të policisë, personi është arrestuar.