Tre raste të presionit ndaj monitorimit të CIVIL janë shënuar në komunat Shtip, Kavadar dhe Saraj nga fillimi i votimit deri në orën 12.00.
Xhabir Deralla në konferencë për shtyp informoi se CIVIL vendosi t’i tërheq vëzhguesit e vet nga fshati Laskarcë, komuna e Sarajit, në të cilin edhe në rrethin e parë janë shënuar parregullsi zgjedhore.
Deralla iu bëri thirrje institucioneve, veçanërisht KSHZ-në, për ta kontrolluar kondicionin e personave të angazhuar në trupat e tyre, ndërsa MPB-ja ta përforcojë kontrollin në këtë pjesë të komunës së Sarajit dhe të ndihmojë që procesi zgjedhor të zhvillohet pa pengesa. Njëherit apelon deri te partitë politike menjëherë të ndalojnë, theksoi, me presione ndaj qytetarëve dhe me shkelje të heshtjes zgjedhore.
“Një anëtar i Këshillit zgjedhor i vendvotimit 2447/1 ka dhënë kërcënime serioze ndaj ekipit vëzhgues të CIVIL i cili ishte në atë vendvotim dhe në vendvotimin 244/7 në fshatin Laskarcë, komuna e Sarajit. Ngjarja ka ndodhur diçka pas orës 11.00. Kërcënimet kanë ardhura nga personi, anëtar i KZ-së, i cili ishte i revoltuar nga prania e vëzhguesve të CIVIL, gjegjësisht nga raportet e CIVIL nga rrethi i parë i zgjedhjeve”, kumtoi Deralla.
Nuk besojm, shtoi, se në Laskarcë do të mbahen zgjedhje të lira.
“Heshtja zgjedhore shkelet si aspak të mos ekzistojë ndalesë për aktivitete partiake gjatë ditës së zgjedhjeve. Kërkojmë nga strukturat politike dhe administrata zgjedhore menjëherë të ndalojnë me obstruksionet e vëzhguesve të CIVIL. Në mënyrë energjike do të reagojmë në çdo tentim të kryhet presion ndaj vëzhguesve tanë dhe jemi të vendosur të shkojmë deri në fund në betejën ligjore me dhunuesit”, potencoi Deralla.