Gruevski ankohet për atmosferë jodemokratike dhe kërcënime ndaj qytetarëve

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski i cili sot shprehu të drejtën e votës, pas votimit ka shprehur ankesa për atmosferën jodemokratike dhe kërcënime sistematike ndaj qytetarëve, njofton Portalb.mk.

“Atmosferë demokratike, për fat të keq, në këto momente nuk mund të shohim. Sa parregullsi kishim në rrethin e parë, në rrethine dytë ata u shtuan edhe më shumë. Kryesish u manifestuan në dy forma: blerje e votave në mënyrë masovike si asnjëherë më parë në Maqedoni dhe kërcënime e trysni ndaj individëve, më sakt ndaj aktivistëve tanë nga ana e LSDM-së”, tha Gruevksi.

Ai konsideron se në të kaluarën është bërë tentativë për bërje votash por kanë qenë kryesish të izoluara, shumë të rralla, dhe të pakta ndërsa tash bëhet fjalë për blerje të votave në mënyrë masovike, e cila është nën mbikëqyrje të policisë, e kontrolluar nga LSDM.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu