Përfundoi procesi zgjedhor, ja gjithçka që duhet të dini për ditën e sotme të zgjedhjeve

Në ora 19 u përmbyll procesi zgjedhor për zgjedhjet lokale 2017. Në rrethin e dytë u votua në 35 komuna, ku të drejtë vote kishin 833 710 qytetarë të shpërndarë në 1517 vendvotime, njofton InfoShqip.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, deri në ora 17 dalja ishte 43.83%. Dalje më të madhe kishte përsëri në Demir Kapi me rreth 76%, ndërsa jehonë më të ulët të daljes kishte në komunën e  Shuto Orizarit me rreth 31%.

Gara më të  nxehta dhe më të ngushta kishte në komunat e Tetovës, Gostivarit, Strugës dhe Çairit.

Në komunën e Tetovës gara u zhvillua në mes të kandidates së BDI-së dhe njëherë kryetares së deritanishme të kësaj komune, Teuta Arifi dhe kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasamit.

Në komunën  e Gostivarit gara u zhvillua në mes të kryetarit të  deritanishëm të kësaj komune nga radhët e BDI-së, Nevzad Bejta dhe kandidatit të Aleancës për Shqiptarët dhe njëherë ish ministrit të Shëndetësisë, Arben Tarabari.

Në komunën e Strugës gara u zhvillua gjithashtu në mes të dy ish kryetarëve të kësaj komune, Kryetrit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe kandidatit nga BDI Ramiz Merko.

Në komunën  e Çairit kandidati i BDI-së Visar Ganiu doli ballë për ballë me kandiatin e Lëvizjes Besa, Zeqiria Ibrahimin.

Gjatë ditës janë regjistruar vetëm 2 ndërprerje të procesit zgjedhor, në Shuto Orizari dhe në Butel për shkak të mosfunksionimit të llampës Ultra Violetë.

Në të dyja rastet ndërprerja ka zgjatur 20 deri në 30 minuta, që sipas kodit zgjedhor nuk kërkohet të vazhdojë votimi pas orës 19 pasiqë  nuk ka pasur ndërprerje më të gjatë se 1 orë.

Në KSHZ kanë arritur 4 ankesa për thyerje të së drejtës së votimit dhe që të gjitha ankesat jane refuzuar.

Siç njoftuan nga KSHZ, rezultatet e para priliminare do të publikohen në ora 23./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu