Sipas të dhënave të para nga numërimi i 35 për qind të votave në Strugë, është në epërsi kandidati i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, duke lënë prapa kandidatin e BDI-së, Ramiz Merko, mëson INA.
Të dhënat vijnë nga shtabet partiake të cilët po grumbullojnë informacionet nga vendvotimet ku po numërohen votat e qytetarëve. Deri tani nuk ka ndonjë të dhënë zyrtare përveç këtyre të dhënave që dalin nga vendvotimet ku po vijon procesi i numërimit.(INA)