Ne si Aleancë me BESË jemi shumë krenar dhe faqebardhë dhe më e pastër në historinë pluraliste, tha në paraqitjen e tij Ilmi Aziri nga Aleanca me BESË.
“Gostivari u bë i pari dhe Arben Taravari është kryetar i komunës së Gostivarit. Isen Shabani është kryetar i Vrapçishtit, Albion Xhemaili i Bogovinës dhe Blerim Sejdiu i Zhelinës”, ka thënë Aziri, njofton Medial.mk.
“Gostivari u çlirua, falënderoj gjithë për përkrahjen e dhënë”, ka thënë nga ana tjetër, Arben Taravari.