Nevzat Bejta takoi sot “10 qytetarë” të lagjes Hekurudha , ku 7 prej tyre janë anëtarë të BDI-së?

Me kërkesë të banorëve të lagjes “Heukurudha”, kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta i shoqëruar nga shefi i kabinetit, z. Bashkim Hasani dhe drejtori i NP “Komunalec”, z. Memedali Xhaferi qëndruan për vizitë në këtë lagje të qytetit.

Banorët lokal ngritën shqetësimin e tyre rreth dëmtimit të rrjetit të kanalizimit në njërën nga rrugicat e lagjes, si pasojë e lëvizjes së automjeteve të rënda.

Kërkesa e tyre hasi në mirëkuptim nga drejtuesit e institucioneve, ndërsa kryetari Nevzat Bejta premtoi tejkalim të problemit në afatin sa më të shkurtër kohor.

Kompania realizuese e punimeve, Ndërmarrja Publike “Komunalec”, si dhe inxhinierët e Komunës së Gostivarit, tha kryetari Bejta, do të dalin në terren dhe do të shqyrtojnë problemin e paraqitur në bllokimin e gypit dhe plasaritjen e disa puseve.

“Do të shikohet zgjidhja e problemit dhe do të ndërmerren masa për mënjanimin e të njëjtit”, shtoi kryetari i Komunës, z. Nevzat Bejta.
Banorët u shprehën të kënaqur nga vizita e delegacionit të Komunës së Gostivarit dhe NP “Komunalec”, me falenderimin për agazhimin e marrë në tejkalimin e problemit të ngritur.
Gjatë vitit 2014 Komuna e Gostivarit realizoi projektin për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit për ujërat e zeza në këtë pjesë të lagjes “Hekurudha”. Distanca e kanalizimit ishte mbi 400 metra dhe kushton afër 1 milion e 300 mijë denarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu