Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në pres konferencën e tij për rezultatet e zgjedhjeve lokale që u zhvilluan sot në Maqedoni tha se i uron fitoren LSDM, pasi që tani më BDI u shndërrua në degë të saj.
“Urime fitoren LSDM, pasi që tani më nuk ka BDI. Ka LSDM dhe një degë shqiptare të saj. Ne jemi fitues absolut të zgjedhje në kampin politik shqiptar, jemi këtu për të kumtuar që në të gjitha manipulimet që janë bë sot e dhanë rezultatin e tyre. Sonte është shuar një parti shqiptare, pra BDI dhe përfundimisht LSDM është bë sovran i shumicës së komunave shqiptare. Pas kësaj dite zgjedhore nuk ka më BDI, por ka një degë shqiptare të LSDM-së. Duke qenë kështu lirisht mund të konstatojmë që për nga numri i votave të fituara në kampin e partive politike shqiptare, fitues absolut, moral dhe real jemi ne të koalicionit Aleanca me Besë”, tha Kasami, transmeton Portalb.mk.
“Aleanca me Besë ishte këtu që të jep ofertën e vetë dhe ta pengoj këtë ndërhyrje të LSDM-së në vullnetin politik të shqiptarëve, por u pa ashiqare se fuqia e pushtetit ishte më e madhe. U bashkua Zaevi, Boshkovski e të tjerë që të ia sigurojnë fitoren BDI-së, kjo ndodhi në këto zgjedhje. Prandaj ne ju bëjmë ftesë LSDM-së dhe degës së saj shqiptare që sa më shpejt të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare që ta përdëftojmë vullnetin politik të shqiptarëve të Maqedonisë. Aktivistët tanë janë gati që nesër ta bëjnë këtë betejë. Ne koalicioni Aleanca me Bese e kemi mundur BDI-në gjithkund, por ishte LSDM ajo që ndryshoi rezultatin në favor të degës së saj shqiptare”, shtoi Kasami.
Ai gjithashtu uroi fitoret e Arben Taravarit në Gostivar, Isen Shabani në Vrapçisht, Albion Xhemaili në Bogovinës dhe Blerim Sejdiu në Zhelinë.
Kandidati i këtij koalicioni për kryetar të komunës së Çairit, Zeqirja Ibrahimi u shpreh se kësaj radhe LSDM ishte ajo që shpëtoi BDI-në.
“Fituesit dhe heronjtë e kësaj lufte jeni ju. Ne e kemi fituar BDI-në, ishte LSDM ajo e cila e shpëtoi. Më lejoni që sonte ti bëj ftesë Ali Ahmetit që të zgjedh cilën do komunë shqiptare dhe të bëjmë garë ne dhe e shohim se kush fiton. Nuk është e drejtë që ai të merr komunat shqiptare me ndihmën e LSDM-së. Andaj aktivist të Çairit u lus të jeni krenar se ju jeni fitues, ju nuk keni blerë asnjë votë që të kemi këtë rezultat. Ne i kemi fituar këto zgjedhje”, tha Ibrahimi.