Bilall Kasami: Nga sot nuk ka më BDI, por degë shqiptare në LSDM

Heronjtë e luftës janë aktivistët e Besës, në rast se kemi parasysh votat e shqiptarëve ne kemi dyfishin e votave në krahasim me kundër kandidatin tonë tha kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Eshtë shuar një parti shqiptare në Maqedoni dhe lirisht mund të llogaritet BDI si degë e LSDM’së, njofton Almakos.

“BDI-ja u shndërrua në degë të LSDM-së, sipas tij sonte është shuar BDI-ja dhe LSDM-ja është bërë sovran i shumicës së shqiptarëve. Nuk ka më BDI, por ka një degë më shumë të LSDM-së”.

U bashkuan Zaevi, Boshkovski, Zejqeviqi dhe gjithë udbashët e tjerë për t’ia siguruar fitore BDI’së, u shpreh Kasami gjatë pres konferencës së dytë nga kjo parti.

“U bashkua Zaevi e Boshkovsi, Zejqeviqi dhe gjithë udbashët e tjerë për t’ia siguruar fitoren BDI-së”, i cili njëherit kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Jemi këtu me gjithë manipulimet që janë bërë e dhanë rezultatin. Ne i bëjmë ftesë që sa më shpejtë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare që ta vërtetojmë vullnetin politik të shqiptarëve”, deklaroi Kasami.

Kryetari i Lëvizjes Besa shpalli humbjen për komunën e Tetovës dhe Çairit si dhe i falemenderoi simpatizuesit e Besës dhe Aleancës që u angazhuan maksimalisht por Bdi fitoi me votat e Lsdm-së kurse ne kemi fituar në të gjitha komunat me votat e Shqiptarëve.

Edhe kandidati i Lëvizjes BESA për komunën e Çairit, Zeqirija Ibrahimi, në daljen e tij para medieve uroj gjithë aktivistët për kontributin e dhënë gjatë këtyre zgjedhjeve, duke thënë se ata janë fituesit.
“Ju faleminderit që keni qenë këtu. I falënderoj aktivistët e Çairit. Të nderuar aktivistë ne e kemi fituar BDI-në, ishte SDSM ajo që e shpëtoi. I bëj ftesë Ali Ahmeti të zgjedh cilën do komunë shqiptare e shohim se kush fiton. Andaj, aktivistë të Çairit, u lus që të jeni krenar se ju jeni fituesit, Ju nuk keni blerë asnjë votë. Ne i kemi të fituar këto zgjedhje”, ka thënë Zeqirija Ibrahimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu