Procesi i numërimit thuajse është mbyllur dhe rezultatet zyrtare të dala nga kutitë e votimit në raundin e dytë zgjedhor ku partitë shqiptare garonin ne 11 komuna japin këto rezultate:
Shtatë Komuna i fitoi Bashkimi Demokratik për Integrim, Strugën, Dibrën, Tetovën, Tearcën, Sarajin, Likovën dhe Çairin, shkruan InfoShqip
Sa i përket koalicionit Aleanca me Besë, koalicion i shpallur pas raundit të parë zgjedhor, nga 12 komuna ku garuan ky koalicion ariti të fitojë katër prej tyre, një Komunë u fitua nga Kandidati i Besës, Blerim Sejdiu, bëhet fjalë për Komunën e Zhelinës dhe tre komuna si Gostivari, Bogovina dhe Vrapçishti u fituan nga Kandidatët e Aleancës për Shqiptarët.
Partia Demokratike Shqiptare që në balotazh ariti të del vetëm në Komunën e Studeniçanit, ariti të sigurojë fitore kundrejt koalicionit Aleanca me Besë me kandidatin e saj, Azem Sadiku./InfoShqip.com