“Ujku i vjetër” shkeli “klyshët”, BDI u mbajti leksion “partive të reja” në rrethin e dytë të zgjedhjeve

Procesi i numërimit është mbyllur dhe rezultatet zyrtare të dala nga kutitë e votimit në raundin e dytë zgjedhor ku partitë shqiptare garonin në 12 komuna japin këto rezultate:

Shtatë Komuna i fitoi Bashkimi Demokratik për Integrim, 3 komuna i fitoi Aleanca për Shqiptarët, një komunë Lëvizja Besa dhe një komunë Partia Demokratike Shqiptare.

Këto nuk janë edhe shifra aq mbresëlënëse, meqë numrat tregojnë se BDI ka fituar vetëm 7 nga 11 komunat ku ka garuar, por çka e bënë BDI-në fitues absolut të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale është ajo se cilat Komuna i ka fituar.

Duke filluar nga Struga, ku kandidati i BDI-së kishte përballë një kryetar partie, që ishte edhe kryetar i mëparshëm i Strugës dhe ishte favorit në letër, Ziadin Selën. Atje edhe pse në rrethin e parë në dy orët e fundit arritën të dalin në epërsi  ndaj LSDM-së dhe të shkojnë në balotazh si të dytët, falë përvojës politike si duket në rrethin e dytë arriti ta bëjë elektoratin të vetin dhe ta mposhtë Aleancën për Shqiptarët në komunën e vetme që kjo parti kishte udhëhequr më parë, pasi të njëjtën Ziadin Sela e pati fituar si kuadër i PDSH-së.

Edhe në Dibër ishte pothuajse tregimi i njëjtë, edhe përkundër përpjekjes së dëshpëruar për të bërë koalicion për rrethin e dytë, kandiati i Aleancës për Shqiptarët, ashtu si edhe në rrethin e parë, doli i dyti ndaj kryetarit të deritanishëm nga BDI, Ruzhdi Latës.

Në komunën e Tetovës BDI fitoi një tjetër kryetar të një partie. Në këtë rast kryetarja e deritanishme e kësaj komune, Teuta Arifi ka mposhtur kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasamin.

Goditje të rëndë BDI i ka dhënë Lëvizjes Besa edhe në komunat e Sarajit dhe Çairit. Në Saraj qysh në rrethin e parë ish ministri i drejtësisë nga rradhët e BDI-së, Blerim Bexheti ishte në epërsi të dukshme, ndërsa në komunën e Çairit, ku Lëvizja Besa shpresonte të fitojë falë kandidimit të deputetit të kësaj partie, Zeqeria Ibrahimi, i cili sakrifikoi edhe ulësen e tij në kuvend për të kandiduar për kryetar komune në Çair. Aty edhe pse me vetëm 200 vota dallim, BDI fitoi për të konfirmuar se Çairi mbetet bastion i BDI-së, që nga viti 2002.

BDI përveç këtyre komunave mëtë mëdha, ka shënuar një fitore mjaftë të rëndësishme në komunën e Dollnenit, ku për herë të parë kjo komunë do të ketë kryear shqiptar.

Sa i përket koalicionit Aleanca me Besë, koalicion i shpallur pas raundit të parë zgjedhor, nga 12 komuna ku garuan ky koalicion ariti të fitojë katër prej tyre, një Komunë u fitua nga Kandidati i Besës, Blerim Sejdiu, bëhet fjalë për Komunën e Zhelinës dhe tre komuna si Gostivari, Bogovina dhe Vrapçishti u fituan nga Kandidatët e Aleancës për Shqiptarët.

Por fitorja e vetme që mund të vlerësohet si më e rëndësishme dhe si fitore në një komunë më të madhe, është fitorja e Arben Taravarit nga Aleanca për Shqiptarët në Gostivar, ku mposhti ish kryetarin e komunës, Nevzad Bejtën.

Partia Demokratike Shqiptare që fitoi në komunën e Studeniçanit, komunë kjo që tashmë 12 vjet udhëheq kjo komunë, ku kryetari i deritanishëm Azem Sadiku ka rifituar këtë komunë. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu