Ja sa fletëvotime të pavlefshme pati në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoni

Gjithsej 12.284 fletëvotime të pavlefshme ka konstatuar Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pas numërimit të 100 për qind të votave në rrethin e djeshëm të dytë të zgjedhjeve lokale.

Numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të vlefshme në rrethin e dytë të zgjedhjeve paraqet 420.584.

Nga gjithsej 833.716 votues të cilët mund të votojnë në rrethin e dytë, të drejtën e votës dje e shfrytëzuan 432.866 apo 51,92 për qind nga gjithjsej votuesit e regjistruar në Listën e vetme zgjedhore.

Me këtë, në këto zgjedhje lokale numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të pavlefshme paraqet 57.465, ndërsa numri i të vlefshmeve 1.448.622 fletëvotime.

Në zgjedhjet e kaluara lokale në vitin 2013 pati 40.289 fletëvotime të pavlefshme, përderisa në zgjedhjet e fundit parlamentare në dhjetor të vitit të kaluar u evidentuan 38.712 fletëvotime të pavlefshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu