Gratë do t’i drejtojnë gjashtë prej 80 komunave në Maqedoni në të cilat u zgjodhën kryetarët e komunave në zgjedhjet lokale.
Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, i cili u mbajt më 15 tetor, funksionin kryetare komune për komunat Manastir dhe Haraçinë e morën Natasha Petrovska dhe Milikie Halimi e LSDM-së.
Pas raundit të dytë i cili u mbajt dje, lista me kryetarë komunash në Maqedoni u pasurua edhe me katër gra.
Në Tetovë sërish u zgjodh Teuta Arifi e BDI-së, në Makedonska Kamenicë, fitoi Sonja Stanmenkova, në Nagoriçan të Vjetër, Zhaklina Jovanovska, ndërsa në Mogillë Jamsina Gulevska, të gjitha nga LSDM.
Milike Halimi e LSDM-së u bë gruaja e parë, e cila është zgjedhur si kryetare komune në Haraçinë.
Kryetarja e komunës së Manastirit, Natasha Petrofska për nga profesioni është profesoreshë në Shkollën teknike dhe koordinatore e grupit të këshilltarëve në Këshillin e Komunës.
Makedonska Kamenicën do ta drejtojë Sonja Stamenkova, e cila për nga profesioni është psikologe e diplomuar dhe psikoterapeutiste, ndërsa në kolltukun e kryetarit të komunës në komunën Nagoriçan i Vjetër do të ulet Zhaklina Jovanovska, e cila vjen nga NP për Pastrim dhe Gjelbërim në Kumanovë.
Në Mogillë në raundin e dytë fitoi Jasmina Gulevska e LSDM-së, ndërsa Teuta Arifi e BDI-së është kryetare e vjetër dhe e re në Tetovë.