Gjykata Administrative ka rrëzuar poshtë si të pabaza ankesat e Lëvizjes BESA edhe për Çairin, pas ankesave të dorëzuara në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, mëson Aktuale.mk.
Kështu qëndron në aktvendimin e Gjykatës, me çka kandidati fitues nga radhët e BDI-së Visar Ganiu edhe zyrtarisht shpallet kryetar i Komunës së Çairit.
Para kësaj Gjykata ka hedhur poshtë edhe ankesat e kësaj partie për Komunën e Tetovës, të cilat poashtu janë konsideruar si të pabaza.