Në prani të kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), z.Menduh Thaçi mënyrë solemne u përurua rruga e re në fshatin Cvetovë.
Projektin për ndërtimin dhe asfaltimin e kësaj rruge në gjatësi 3.5 kilometra e ka fituar komuna e Studeniçanit nga agjencioni për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural (IPA FONDE).
Për ndërtimin dhe asfaltimin e kësaj rruge janë ndarrë rreth 15 milion e gjysëm denarë mjete këto që komuna e Studeniçanit ka arritur të fitoj në programin 321-Përimirësimi I kualitetit të jetesës në viset rurale, në bazë të programit për përkrahje financiare të zhvillimit rural për vitin 2015, njofton Komuna e Studeniçanit.